E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore e rregullorja brenda tri javësh?

Këto dy reforma të rëndësishme pritet të diskutohen më 3 nëntor, ku parashikohet edhe votimi i draftit të Partisë Socialiste.

Para kësaj date, drafti i PS-së do të diskutohet në komisionin parlamentar të Ligjeve. Për sa i përket reformës zgjedhore, dy partitë e mëdha duhet të bien dakord për ngritjen e një komisioni që do të merret me këtë çështje. Ende nuk dihet nëse deri më tani është arritur ndonjë marrëveshje paraprake të paktën për të ulur palët në tavolinë, kur dihet se qëndrimet e tyre nuk janë të barazafruara.

Më konkretisht, socialistët parashikojnë uljen e numrit të qarqeve në zgjedhje nga 12 në 6 qarqe, çka votat për marrjen e mandatit të një deputeti të ishin më të barabarta ndryshe ngase është deri më tani. Opozita ka kërkuar gjithashtu edhe riformatimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe përfshirjen e emigrantëve në votime. Gjatë kësaj periudhe, drafti do të shqyrtohet nga përfaqësuesit ligjorë të të dyja partive. Megjithatë, kjo do të arrihet vetëm nëse do të gjendet një konsensus midis palëve, çka dy vitet e fundit ka qenë e pamundur. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-17 10:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›