E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Benedikti rithekson vlerat tradicionale të familjes

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 19:30

Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës në Kroaci, Papa Benedikti ritheksoi vlerat tradicionale të familjes, duke u bërë thirrje katolikëve të martohen dhe të kenë fëmijë e jo thjesht të bashkëjetojnë.

Gjatë një meshe të mbajtur sot, Papa Benedikti tha para 300 mijë të pranishmëve që mbushnin hipodromin e Zagrebit se katolikëve u kërkohet të kundërshtojnë laicizmin, i cili, deklaroi ai, kërcënon familjen. Papa u bëri thirrje prindërve të pranojnë natyrën e shenjtë të jetës, që nga ngjizja deri në vdekje.

Papa arriti në kryeqytetin kroat dje dhe tha se ai mbështet me forcë anëtarësimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian nëse ky vend kryesisht katolik ndihmon për të mbrojtur vlerat e krishtera.

Kroacia pritet të jetë vendi i radhës për të hyrë në bllokun prej 27 vendesh. Anëtarësimi i saj pritet në vitin 2012 ose 2013.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›