E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërroi jetë akademik Muharrem Berisha

Të shtunën në moshën 68-vjeçare është ndarë nga jeta anëtari i respektuar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, shkencëtari i shquar i fushës së matematikës dhe profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore të Prishtinës, Muharrem Berisha.

Mbledhja komemorative në nderim të akademikut të ndjerë do të mbahet nesër, më 16 maj, në ora 11.00, në mjediset e Akademisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›