E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderroi jete ne Nju-Jork kengetarja lirike Rajmonda Dabulla

Sot 58-vjetori i lindjes


Sot Rajmonda Dabulla do te festonte 58-vjetorin e lindjes. Me 5 shkurt ora 14.00 kengetarja lirike nderroi jete ne Spitalin Jacobi ne Nju Jork. Dabulla pati karriere te shkurter operistike brenda dhe jashte vendit prej gjendjes jo te mire shendetesore.


Megjithate ka shume nga ata qe e kujtojne zerin e saj. Pasi u largua nga Shqiperia kengetarja merrte pjese ne aktivitete te Qendres Kulturore Hebreje Bronx House ne festivale te organizuara ne Nju Jork nga shqiptaret e diaspores. Ne vitin 2008 ishte pjese e jurise ne njerin prej festivaleve te organizuara nga Qendra Kulturore Nene Tereza. Ajo kontribuoi ne pergatitjen e talenteve te reja femijeve shqiptare te diaspores.


Rajmonda Dabulla lindi me 8 shkurt 1953 ne Tirane. Pasion i saj u edukua me studimet ne Akademine e Arteve te Bukura dhe me angazhimin ne Teatrin e Operes dhe Baletit.
Ne vitin 1978 arriti te fitonte statusin e solistes. U aktivizua ne vepra ne operat Toka Jone Karmen Berberi i Seviljes.


Megjithese e shkurter 1978-1985 karriera e saj ishte e mbushur me shfaqje dhe koncerte brenda dhe jashte vendit kryesisht ne Greqi dhe France. Krahas punes se solistes u angazhua pedagoge ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›