Urani 28 vjec qe humbi familjen

- Te gjithe ne shtepi jane ndodhur kur plasi...
Mami babi dhe vellai ishin ne pune ne fabrike. Ne te tjeret ishim ne shtepi.
- Cili shperthim jua shembi shtepine
Flaket shperthimi i pare. ishin shtepia aty prane i ka shembe krejt shperthimi i pare. I dyti nuk kapi shtepia ka prishe vetem larg. Shperthimi i dyte ka marre vala goditese larg.
- Ti vete ku je ndodhe
Te oborri i shtepise me kete tregon vellain Ilirin
- Sa toke kishit
Kam nji dynym. Jam ndodhe ne oborr me vellane xhaja ma siper. Djali asht vra i pari. Direkt sa ka shperthy asht vra djali. U ba flake e tym nuk shihej asgja. Kam ra drejt ne perrue ne uje. Ky po ashtu. Na hodhi shperthimi.
- Si ke shpetuar
Nuk di as vete si kemi shpetu. Bashke me kete e me kunatin e tij. Kemi dale duke bertite te tre. Kur kam pa djalin... Jemi fsheh prapa asaj shtepise perballe. Kur kam pa nanen djege komplet para shpis po kerkonte ne. Kam dale para asaj shpis se komshiut kur ja jep shperthimi i dyte.
- Pas sa kohe
As pese minuta. Tre minuta. Kam fluturu nuk di 30 metra 40 metra. Ne momentin qe kam ra ne toke kam thane tash kam vdeke. Kur jam ngrite po thosha po kerkosha ku kam trupin. Se mendja ime po thoshte me ka dale shpirti po ku kam trupin Pastaj skam pa ma as mamin as... Pashe kete pastaj qe ishe ca ne koke.
- I humbe ndjenjat
Jo po nuk shifej asgja tym krejt nuk kuptohej se nga shkun nga fluturun. Edhe pastaj ai kunati i ketij... iku drejt pastaj u kthye e kemi gjete.
- Si quhet
Jetmir Ballazhi. Plus qe ishin ne shpi nusja nusja e vellait me djalin tre muajsh.
- Shpetuan ata
Po vetem nusja ime jo. Mbeti mbrende. Ne momentin qe ka ra shperthimi pare i fuqishmi ashte vra nusja ime. Ashte shembe shtepia. Motra goca e xhajes nusja e vellait kane qene tek dera dhe kur ka ndodhe shperthimi vetem i ka perplase nuk u ka ra mur. Ndersa nusja ka qene drejt murit ashte shembe muri e ka zane poshte nusen time. Edhe kane dale keto pastaj pertej murit kam pase nji mur rrethues qe ashte shembe dhe kane dale poshte.
- Po mami djege krejt
Komplet e djegur.
- fare bere e fute ne ambulance
Se kam pa ma. Sepse kur dola me e marre me e sjelle prapa shtepise se atij komshiut ia ka dhane shperthimi tjeter tym e tmerr me ka hedhe 30 metra ma tutje skam pa ma as mamin asgje tjeter. Mamin e kane gjete ma vone.
- Po babin
Babin e kane marre djege krejt me makine.
- I cuan ne Itali
Po.
- Kush ka mbaru ma pare
Mami...Keta te tre cacuni nusja ime dhe vellai kane vdeke te tre pernjiheresh.
- Po vellai ku ndodhej ne ate cast ne fabrike
E kemi gjete te porta e fabrikes. Te nesermen. Djegur krejt. Kurse ne shtepi...
- Ti ishe mire asnje plage
Asnji plage binin predhat une ne mes te fushes. Bile thosha me mire te vdisja skisha ma asnje rob asnje person. Po thosha te me bjere nje predhe te vdes. Iu rujta ketyre forcave te policise tentova dy tri here te hyja te shtepia smund te hyje.
- Kishe shprese se do ta gjeje djalin
Per djalin e kisha te sigurte por e dija se kisha pese njerez te tjere brenda. Edhe thashe vdeke vdeke te pakten ti marr mos ti lej.
- Nusja ishte jashte
Jo ishte mbrende. Ata te tjeret kishin dale nusen e kishte zane muri mbrende. Pastaj kemi dale te ura e Gerdecit me forcat e policise fillova te bertas. Ishte ky ministri Bujar Nishani dhe ky Mediu. Fillova te bertas me dhane pastaj dy police e shkova te shpia. Vazhdonin predhat plasnin se plasjet kane mbaru ne mesnate deri ne mengjes. Kishte ra akshami. Njerez skishte ma atje kishin shku ne Tirane. Vetem cishin rob te vdeke.
Hyna brenda kerkova komplet shtepine por ngaqe kishin ra shume blloqe nuk e pashe. Pashe djepin e cunit te Ilirit thashe paskan dale. Ma mor mendja qe kish mor cunin e kish dale. Ika mbasandaj me cuen ne spital ushtarak. Gjeta babin dhe mamin.
- Rende shume
Shume rande.
- Ishin ne vetedije
Babi po mami jo. Nuk u permend ma. Kishte kepute edhe kamben. Kur e kam pa ne fushe une ishte me kambe te veta djegur krejt por ne kambe. Ndersa pastaj diku i ka ra ndonji predhe e i ka kepute kamben. Une po i thosha ku i ke Mirin dhe babin ajo po me thoshte ku jane te tjeret...
- Kur i keni gjete trupat
Ne nesret. Nusen dhe vellain e kam gjete te nesermen djalin e kam gjete te pasnesermen.
- E keni mendu ndonjehere se mund te ndodhte gje se shume afer shtepia
Po edhe e kemi mendue. Po cte banim ku te shkoja cfare te thoja
20.08.08