Ndërron jetë 24-vjeçarja e plagosur në Tiranë
(E PERDITESUAR)- Ka nderruar jete pak minuta me pare 24 vjecarja qe u godit me plumb tek “Komuna e Parisit” ne Tirane. Megi Jakiçi ishte goditur ne fytyre dhe plumbi i kishte pershkruar nofullen. Per pak caste u duk se ja doli mbane pas operacionit, por mjeket konfirmuan tashme vdekjen e saj.
###
Vetëm pak orë nga vrasja e një 35-vjeçareje, në Tiranë ka ndodhur një tjetër krim i rëndë. Para pak minutash është plagosur një e re në zonën e Komunës së Parisit.
Fillimisht u mendua se ajo nderroi jete, por policia beri me dije me vone se e plagosura ndodhet gjalle ne spital, edhe pse ne gjendje te rende.
Nga të dhënat e policisë, e plagosura quhet Megi Jakiçi, 24 vjeç. Gjatë ngjarjes ka mbetur i plagosur edhe Aleksandër Gocaj, 27 vjeç. Sipas burimeve te policise, ovjektivi i sulmit ka qene pikerisht 27-vjeçari.
Mësohet se autori i krimit ka tentuar që të largohet me një automjet pas krimit, por është përplasur dhe për këtë arsye është larguar më këmbë.
Eleni Basho, farmaciste 35-vjeçare, është viktima tjetër e ditës së sotme, e cila u qëllua me tre plumba 30 metra larg shtëpisë së vet në Shkozet, ndërkohë që ende nuk dihen autorët dhe motivi i krimit.
