Ndërron jetë Lirak Bejko, i vuri flakën vetes gjatë grevës së ish-të përndjekurve
Ndërron jetë në spitalin e Barit, në Itali, Lirak Bejko, ish i përndjekuri politik që u vetëdogj më 10 tetor, në ditën e 19 të grevës së urisë së ish të përndjekurve politikë, e cila zgjati 1 muaj me radhë.
Lajmi për vdekjen e tij bëhet i ditur nga i vëllai, i cili ndodhej bashkë me Bejkon në Barti, ku ai ishte dërguar për një mjekim të specializuar për shkak të djegieve të rënda që kishte pësuar në trup dhe fytyrë.
47-vjeçari Lirak Bejko i vuri flakën vetes në shenjë proteste ndaj mosplotësimit të kërkesave të ish të përndjekurve politikë për dëmshpërblimin që u takon me ligj, jashtë çadrave ku mbahej greva e ish të përndjekurve, pasi kishte lyer trupin me benzinë. Akti i tij i vetëflijimit ndodhi vetëm dy ditë pasi një tjetër ish i përndjekur, Gjergj Ndreca kishte kryer të njëjtin akt me të, ishte vetëdjegur.
2 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Ndërron jetë Lirak Bejko, i vuri flakën vetes gjatë grevës së ish-të përndjekurve burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip