Elbasan vrasja per drogen arrestohet autori
Policia e Elbasanit ka arrestuarin autorin e dyshuar për vrasjen e 30 vjeçarit Klodian Lumanit mbrëmjes e së enjtes në qytetin e Elbasanit. Sajmir Muça si autor i dyshuar është vënë në pranga pas disa orësh kërkimesh dhe pas shoqërimit të shumë personave për këtë ngjarje. Sipas policisë lokale, autori dhe viktima dyshohet të jenë pjesëtarë të rrjetit të shpërndarësve të drogës në qytetin e Elbasanit, dhe përplasja e tyre ka ardhur si pasojë e prishjes në pazare. Megjithatë kjo është njëra pistë për këtë vrasje, ndërkohë që po hetohet edhe në drejtime të tjera për zbardhjen e plotë të saj.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në një rrugë në lagjen “11 nëntori”. Sipas dëshmitarëve okularë disa të rinj kanë ndjekur nga pas 30 vjeçarin i cili ndodhej nën shoqërinë e kushëririt të tij. Sapo janë afruar njëri prej tyre e ka qëlluar disa herë me thikë, ndërkohë që shokët e tjerë e kanë goditur me shkelma e grushta. Kushëriri i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit duke e dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por ai ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra në zemër e pjesë të ndryshme të trupit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.