Durres hidhet nga kati i katert bashke me femijen
Një grua e divorcuar pasi tentoi të vrasë fëmijën e saj, vret edhe veten duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen nr. 18, pranë stadimit.
31 vjeçarja Elona Paskali humbi jetën në spital vetëm pak pas ngjarjes, kurse vajza e saj 6 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Durrësit.
Sipas dëshmitarëve ajo është parë duke dhunuar vajzën që nuk pranonte të shkonte në kopësht dhe më pas është ngjitur në pallatin, ku kreu dhe aktin kriminal ndaj së bijës dhe ndaj vetes. Dyshohet se gruaja ka hedhur të bijën dhe më pas është hedhur edhe vetë.
Sipas policisë së Durrësit, e cila po heton ngjarjen, gruaja prej kohësh kishte shfaqur çrregullime mendore, madje edhe ishte mjekuar për këto çrregullime. Megjithatë po hetohet nëse kjo ngjarje është pasojë aksidentale apo akt kriminal i 31 vjecares.