Ndërron jetë Princi i Arabisë Saudite

Princi Nayef bin Abdulaziz Al Saud, i cili u bë trashëgimtar i fronit mbretëror vitin e kaluar në moshën 78-vjeçare, ishte gjithashtu edhe ministër i Punëve të Brendshme.
Princi kishte fituar reputacion si një tradicionalistë që kundërshtonte ndryshimet në strukturën shtetërore të vendit.
Nayef është emëruar guvernator i Riadit në moshën 20-vjeçare, detyrë të cilën e mbajti deri sa hyri në Ministrinë e Brendshme. Pas pak kohësh si zv/ministër, ai u emërua ministër i Brendshëm në vitin 1975, kur i vëllai Fahdi la detyrën për t’u bërë trashëgimtar i kurorës.
Nayef ishte popullor në shumë vende perëndimore për përpjekjet e tij në luftimin e Al-Kaedës. I biri, Muhammad bin Nayef, zv.ministër i Punëve të Brendshme për anti-terrorizmin, ishte objektiv i një shpërthimi vetëvrasës në vitin 2009.
/Start/F. Prroni/
2012-06-16 12:51