Lazarati në "shtetrrethim"

Burime pranë policisë së Gjirokastrës bëjnë me dije se vetëm gjatë ditës së sotme janë shoqëruar 53 persona meshkuj që po udhëtonin në drejtim të Lazaratit përmes kodrave. Forcat e policisë kanë bllokuar gjithashtu edhe një bot uji dhe një kamion me pleh, të cilët dyshohet se do të përdoreshin për kultivimin e lëndëve narkotike.
Ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme forcat policore kanë shoqëruar për në polici 21 persona që ishin nisur për punë në Lazarat. Ata ishin kryesisht nga Cërriku, Elbasani dhe Skrapari.
Policia në bashkëpunim të ngushtë edhe me kryetarin e komunës Lazarat dhe pleqësinë e fshatit po vijojnë kontrollet në gjithë territorin e komunës Lazarat.
Gjatë ditëve të fundit mësohet se janë hequr xhamat e zinj për 85 automjete nga Lazarati, ndërsa janë vendosur gjoba për çdo shkelje si dhe u bllokuan 3 automjetet luksoze që rezultonin të vjedhura.
Fshati i Lazaratit njihet si prodhuesi madh i kanabisit ndërkohë që kohët e fundit është vënë re edhe një zhvendosje e fuqisë punëtore nga rrethet e tjera të vendit për në këtë zonë. Në mesin e 174 personave që janë bllokuar këtë javë duke shkuar për punë në Lazarat, të shumtë janë ata që janë edhe nga rrethet veriore të Lezhës dhe Shkodrës. /Start/
2012-06-16 12:03