E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë Sabri Godo

Share

Politikani Sabri Godo ka ndërruar jetë mesditën e sotme, në moshën 82-vjeçare. Godo vuante prej disa muajsh nga një sëmundje në mushkëri, e cila i ka shkaktuar vdekjen. Vetëm një ditë më parë, familjarët e tij thanë se gjendja e Godos është përmirësuar, por sot ai është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

82-vjecari Godo mbante postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991.

Godo e ka drejtuar PR-në për 7 vjet. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›