E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ngushëllon familjarët e Godos. Jeta e shkrimtarit dhe politikanit

Share

Kreu i PS-së, Edi Rama, i ka shprehur ngushëllimet familjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo. Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga selia rozë, Rama e cilëson Godon si një figurë të respektuar të politikës shqiptare dhe mbrojtës i interesave e vlerave të kombit.

Në emër të socialistëve shqiptarë, kryetari Edi Rama i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së Sabri Godos. Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste, por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare, i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes. Po ashtu Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konsekuencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare, thuhet në njoftimin e Partisë Socialiste.

Jeta e Godos

Sabri Godo ishte politikan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Shkollen fillore e kreu ne Delvine dhe me pas te mesmen e vazhdoi ne Tirane, ku kete te fundit e la ne gjysme ne vitin e trete, pasi mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Atij iu desh te largohej nga Shqipëria se bashku me nënën e tij, sepse përndiqej politikisht. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

Veprat

”Plaku i Butkës”, Roman historik (1966)

“Ali Pashë Tepelena”, roman 1970

“Zëra nga burime të nxehta”, tregime (1972)

“Intendenti”, tregim (1973)

“Skënderbeu” (1975)

“Prova e zjarrit”, roman (1977)

“Kohët që shkojnë, kohët që vijnë”, reportazhe (1985)

“Ujërat e qeta”, roman, (1988)

“Koha e njeriut”, roman (1990)

“Udhëtari”, roman (2009)

Skenarë

Dritat e qytezës (1983)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›