Flakë në zyrat e gjendjes civile, Vlorë
Zyrat e gjendjes civile në Vlorë janë përfshirë nga flakët. Lajmërimi dhe mbërritja ne kohë e zjarrfikësve ka shpëtuar materialet dhe dokumentet e rendesishme të kësaj zyre. Nen kryetari i Bashkise së Vlorës, Edi Leka, konfirmoi se kompjuterët e zyrës së gjendjes civile, regjistrat dhe çdo dokumentacion tjetër, për fat të mirë i kanë shpëtuar flakëve. Zjarri ka djegur vetëm korridorin hyrës të gjendjes civile dhe një dollap me dokumente të panevojshme. Shkak i rënies së zjarrit ka qene amortizimi i kutisë shpërndarëse të energjisë elektrike, pranë këtyre zyrave.
Shpërndaje