E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë deputeti i Partisë Demokratike

Gëzim Dibra, deputet i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare. Dibra vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte zgjedhur deputet në vitin 2009. Në faqen e Partisë Demokratike thuhet se ai ishte një nga biznesmenët e parë të Shkodrës.

Gezim Dibra rrjedh nga një familje me tradita të vjetra në fushën e aktivitetit privat. Ndër biznesmenët e parë në zonën e Shkodrës në fillimet e viteve 90, dhe sot me biznesin më të fuqishëm në këtë zonë. Shumë i suksesshëm në krijimin e aktiviteteve private të reja. Mbështetës i vazhdueshëm i politikave të P.D. për zhvillimin e biznesit dhe në veçanti për krijimin e vendeve të reja të punës, thuhet në faqen e PD. Në faqen e Kuvendit thuhet pak për të, përveç faktit se vazhdonte tani juridikun.

Duke qenë se nuk ishte aktiv në jetën politike, emri i tij u bë i njohur vetëm para pak ditësh, kur edhe pse nuk ishte në sallën e Kuvendit për shkak të sëmundjes, emri i tij u shfaq në ekranin e Topallit sikur kishte votuar për ligjin për regjistrimin e popullsisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›