E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: Kodi zgjedhor ka nevojë për t`u rishikuar

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth ka deklaruar se kodi zgjedhor ka nevojë për t`u rishikuar ndërsa u ka bërë thirrje forcave politike të nisin dialogun për reformën zgjedhore.
 

Në një prononcim për mediat nga dogana e Goricës, Wolfarth ka deklaruar se ndryshimet në kodin zgjedhor janë të nevojshme për zgjedhjet e ardhshme në vend ndërsa i bëri thirrje forcave politike të bëjnë kujdes me ndryshimet në Kushtetutë.

Ndërkohë një ditë më parë Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Carola Muller Holtkemper deklaroi në Korçë se forcat politike duhet të bashkëpunojnë për të hartuar një Kod të ri Zgjedhor.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›