E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërron jetë diplomati Riçard Hollbruk

Riçard Hollbruk, një nga diplomatet me te vjetër dhe me aktive amerikane, i cili shërbente aktualisht si i dërguar i posaçëm për Afganistanin dhe Pakistanin, ka ndërruar jete mbrëmë vone ne moshën 69-vjeçare ne Uashington. Hollbruk pësoi një goditje në zemër të premten gjatë një takimi me Sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për te riparuar një te çarë ne aorte, ndërsa nuk arriti t'i mbijetoje operacionit te dyte, ditën e diele. Hollbruk do te mbahet mend si arkitekt i Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, e cila i dha fund luftës ne Bosnje Hercegovine. Duke qene se ne atë kohe ai ishte sekretar shteti dhe i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan te asaj kohe Bill Klinton për Ballkanin, Hollbruk ne mars te vitit 1999 udhëtoi drejt Beogradit për t'i dhënë ultimatumin e fundit ish-presidentit serb Milloshevic për fillimin e bombardimeve te NATO-s nëse nuk ndalej agresioni ndaj Kosovës. Duke reaguar ndaj vdekjes, presidenti Barak Obama u shpreh thellësisht i prekur. Ai e quajti Hollbrukun një "kolos të vërtetë të diplomacisë amerikane" i cili e bëri vendin e tij "më të fortë, më të sigurt e më të respektuar." Ndërsa sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në deklaratën e saj tha se Amerika ka humbur njërin prej "kampionëve të saj më të fuqishëm dhe shërbyesin më të dedikuar." Reagime kane ardhur edhe nga figura te tjera botërorë, si edhe përfaqësues diplomatike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›