E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, gazetarët i bashkohen grevës

Grevave e protestave njëjavore te punonjësve te transportit, bankiereve, mësuesve, apo edhe atyre te administratës publike, i janë bashkuar edhe gazetaret. Prej dy ditësh, Greqia do qëndroje ne një "Blac Out" informativ, ndërsa gazetat e televizionet kane ndërprerë edicionet informative. Madje edhe lajmet ne faqet online nuk janë azhornuar, e disa prej tyre nuk kane ndërruar as datën. Grevat dhe protestat ne Greqi mbahen pasi parlamenti grek miratoi masa te reja ekonomike qe nënkuptojnë shkurtime te tjera vendesh pune e te ardhurash ekonomike. Pavarësisht se kishte premtuar para zgjedhjeve se nuk do te ketë me shkurtime, kryeministri Papandreu i justifikon këto masa me gjendjen ne te cilën ndodhet vendi.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›