E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr ne parlamentin ukrainas

Një seance qe ka nisur normalisht ne Ukraine ka përfunduar ne përleshje te vërtetë fizike mes deputeteve, pese nga te cilët përfunduan ne spital. Seanca vazhdoi deri ne mesnate kur një grup deputetesh te opozitës bllokuan podiumin, ku qëndrojnë ministrat e qeverise se Janukovic. Ka mjaftuar kjo, qe deputetet te përdornin gjate sherrit tavolina, karrige, veze dhe deri gaz lotsjellës. Njeri prej deputeteve opozitar te plagosur, ka pësuar fraktura dhe është nxjerre nga parlamenti me barele. Tensionimi i situatës vjen pas një serie paralajmërimesh te kryeministrit Viktor Janukovic qe ka kërkuar hapje te procedurave gjyqësore për afera korruptive nga ish-kryeministrja Timoshenko, e cila akuzohet për abuzime ne një shume prej 200 milionë eurosh.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›