Assange: Do publikohen te gjitha sekretet

Themeluesi i "Wikileaks", Julian Assange, shprehet se përpjekjet për ta ekstraduar atë ne Suedi, ne lidhje me akuzat për abuzim dhe agresion seksual, janë pjese e një fushate denigruese. Assange po qëndron ne një shtëpi ne Angli, pas lirimit me kusht nga gjykata e larte ne Londër, ndërsa është ne pritje te procedurave te ekstradimit. Ai u shpreh se faqja e internetit qe shkaktoi një termet diplomatik ne mbare boten, me publikimin e mijëra dosjeve sekrete, me qëndrimet amerikane, do te vijoje punën e saj ne shërbim te se vërtetës. Gjithashtu, duke folur për BBC-ne, ai ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga prokuroret suedeze. Duke iu referuar faqes "Wikileaks", ai theksoi: "Tani qe jam kthyer ne drejtim te anijes tone te përbashkët, puna jone me publikimet do te ece me shpejt. Por siç e vute re, edhe ne mungesën time, gjerat janë ndërtuar për te vazhduar". Sipas procedurave, seanca kryesore për ekstradimin e tij duhet te zhvillohet brenda këtij viti. Deri atëherë Assange po gëzon lirinë e tij, edhe pse te kushtëzuar.
Shpërndaje