Apelohet vendimi për Assange
Prokuroret suedeze kane apeluar vendimin e gjykatës se Londrës, për lirimin me kusht te themeluesit te faqes "Wikileaks", Julian Assange. Kërkesa e prokuroreve do te shqyrtohet nga gjykata londineze gjate ditës se sotme. Apelimi i vendimit behet pasi shteti suedez pret ekstradimin e Assange për akuzën e përdhunimit. Te martën, gjykata vendosi te liroje me kusht Assange, ne këmbim te një shume prej 240 mije paundesh, te dorëzuara kesh.
Shpërndaje