E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Venecias “mbledh” opinionet në Tiranë

Pas takimit me krerët e shtetit dhe drejtuesit e partive politike, delegacioni kërkoi nisjen sa më të shpejtë të punës për ngritjen e një komisioni për reformën zgjedhore.

Markert kërkoi nga Parlamenti ynë të fillojë të punojë mbi opinionin Komisionit Evropian.

"Jemi këtu të kontribuojmë në reformën zgjedhore të Shqipërisë. Jemi të mos shohim pas, por para. Do të nxjerrim një opinion në mes dhjetorit, por disa përfundime janë gati tani. E para është nisja e punës dhe ngritja e një Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore. Çështjet janë të qarta, tani duhet që Parlamenti të fillojë të punojë mbi opinion. Me 16-17 do kemi një opinion më të qartë për të adresuar çështjet e OSBE/ODIHR. Jemi gati të punojmë me komisionin Parlamentar. Ne jemi për të ofruar këshilla dhe ekspertizën e duhur", tha Markert.

"Ne do të japim përfundimet për reformën. Jemi optimistë për ecurinë e reformave . Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë të qarta dhe duhet të merren në konsideratë. Në dhjetor do të flasim për kushtet që janë plotësuar. Por me rëndësi është të fokusohemi tek rekomandimet. Çështjet e reformës zgjedhore janë të qarta", është shprehur Markert. Gjithashtu, ai premtoi mbështetjen e Komisionit të Venecias dhe të OSBE-së për komisionin parlamentar shqiptar për ndryshimet në kodin zgjedhor.  "Kemi qenë në Shqipëri edhe muajin e kaluar. Kjo vizitë e përbashkët me Komisionin e Venecias tregon që OSBE/ODIHR është i gatshëm për të ndihmuar Komisionin Parlamentar për të zbatuar rekomandimet për reformën zgjedhore", theksoi përfaqësuesi i OSBE/ODIHR. 

Delegacioni i përbashkët i Komisionit të Venecias dhe misionit të ODIHR-it do të hartojë një opinion të përbashkët për përmirësimet që mund t’i bëhen legjislacionit elektoral dhe praktikave zgjedhore në Shqipëri dhe do të dorëzohet në Komisionin e Venecias për miratim të mundshëm në seancën e tij plenare të dhjetorit 2011, në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm. Sesioni i ardhshëm i Komisionit të Venecias do të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-25 14:54
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›