Korçë, Apeli i heq dy vite burg nënës vrasëse

Gruaja përfundimisht do të qëndrojë 10 vite prapa hekurave për krimin e bërë, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar atë me masën “keqtrajtim me pasojë vdekjen e të miturve”.
Mbështetur edhe në një raport mjekësor të paraqitur nga mbrojtja, Lumi ka rezultuar si një person me probleme mendore.
Sipas të dhënave, 24-vjeçarja fillimisht e kishte rrahur fëmijën dhe më pas e kishte mbytur atë. Në bazë të të dhënave të akuzës, gjatë procesit të hetimit 24-vjeçarja nuk kishte shfaqur ndonjë shenjë pendese.
Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi këtë shtetase me 12 vite burg, por duket se trupi gjykues i Apelit e ka “mëshiruar” atë duke i ulur dy vite nga dënimi. Ngjarja ndodhi më 21 maj të këtij viti në fshatin Zemblak të Korçës, ku nëna goditi për vdekje foshnjën 18 muajshe dhe më pas e ka hedhur në pus, pasi qante vazhdimisht. /S.Ll/Start/
2011-10-25 13:32