E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllahovic akuzohet për krime lufte

Prokuroria e Bosnjë-Hercegovinës ka ngritur aktakuzë ndaj Veselin Vllahovicit, për krime kundër civilëve gjatë luftës në Bosnjë.

Ish-paramilitari serb akuzohet për “ekzekutime, dhunime, paraburgim, grabitje, torturë fizike dhe psikike” të viktimave myslimane dhe kroate.

Krimet e dyshuara janë kryer në vitet 1992 dhe 1993 në rrethinat e Sarajevës.

Vllahovic është arrestuar në Spanjë dhe u është dorëzuar autoriteteve boshnjake vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›