E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen: Policia vret protestuesin

Policia e Jemenit ka vrarë një protestues dhe plagosur disa të tjerë në përleshjet e sotme në kryeqytet.

Demonstruesit po marshonin nga Universiteti i Sanas drejt Ministrisë së Drejtësisë, kur ata u ndeshën me forcat speciale të sigurisë dhe mbështetësit e regjimit.
Protestat në Jemen, të frymëzuara nga Egjipti dhe Tunizia, kanë hyrë në ditën e dhjetë të tyre.

Protestuesit kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh, i cili ka qeverisur vendin për 32 vite. Saleh është aleat kyç i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terroristëve të Al-Kaidës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›