E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria Nuk ka bashkepunim me policine

Prokuroria e Tiranes ka akuzuar rende oficeret e policise gjyqesore ne Policine e Shtetit dhe ate te Tiranes duke thene se ne shumicen e rasteve materialet dhe ekspertimet e ceshtjeve te ndryshme vijne te pakompletuara. Ne analizen 1- vjeçare te prokurorise se Tiranes kreu i saj Sokol Malaj tha se relacionet e tyre nuk jane dinamike dhe ne shumicen e rasteve thjesht paraqitese.

“Problemet janë hasur dhe këto lidhen kryesisht me funksionimin e shërbimeve të policisë gjyqësore. Në përgjithësi, problemet janë ato të përhershmet, zvarritjet, hetimi jo krijues, jo dinamik, relacionet e tyre janë shpeshherë thjesht paraqitje e veprimit të kryera sipas listimit të veprimeve ne urdhrin e prokurorit dhe jo analizë e provave të evidentuara duke bërë që të sugjerojnë zgjidhje të çështjes të pambështetura në rezultatet e hetimit. Ka raste ku oficerët e policisë gjyqësore sugjerojnë dërgimin e çështjes në gjyq ndërkohë që nuk paraqesin asnjë provë apo argument mbi të cilin të mbështesin sugjerimin e tyre” tha Malaj.

Gjate analizes u diskutua dhe mbi problemin e rritjes se numrit te grabitjeve dhe dodmosdoshmerin e pranise se prokuroreve ne vendngjarje te ndryshme. E pranishme ne punen 1- vjeçare te prokurorise ishte dhe kryeprokurorja Ina Rama.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›