E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarande sekuestrohen 300 kg marijuane ne kerkim autoret

Afro 300 kg marijuanë është kapur nga Policia Kufitare e Sarandës, në përpjekje për t’u trafikuar drejt Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbasdites së të mërkurës rreth 100 metra larg kufirit grek në zonën e Katajetos. Policia Kufitare e Sarandës, ka sekuestruar sasinë narkotike e cila ishte e depozituar në tetë canta të mëdha shpine me ngjyrë të zezë. Trafikantët janë dy të rinj sarandiotë me emrat Redi.T dhe Sulo. M përkatësisht 20 dhe 25 vjeç. Të dy këta, kishin qenë të pajisur me armë zjarri dhe në momentin e kapjes nga Policia Kufitare të sasisë së marijuanës, ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të kufitarëve shqiptarë në shenjë hakmarrjeje duke u larguar në thellësi të territorit grek. Policia Kufitare e Sarandës, ka vënë në dijeni Policinë Greke dhe për këtë, sapo ka nisur një aksion i përbashkët kontrolli ndërkufitar për gjetjen dhe arrestimin e trafikantëve. Kontrolli po përqëndrohet në këto momente në malin e Cifligut dhe në Kepin e Stillos për të kapur autorët e trafikut të marijuanës. Kjo e fundit, është tërhequr nga Lazarati një ditë më parë kundrejt 250 mijë eurove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›