E Diel, 1 Nëntor 2026

Super e diela, ku vendoset fati i Evropës

Qytetarët e Greqisë, Serbisë dhe Francës do ti drejtohet këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e vendit.

Samaras - Venizelos

Në Greqi, dy partitë kryesore duket se do të dalin të dërrmuara nga zgjedhjet për shkak të krizës ekonomike që i detyrojë të ndërmarrin masa shtrënguese. Përveçse në parlamentin e ardhshëm parashikohet që të zërë vend e djathta ekstreme, pritet që të ketë 8 deri në 10 parti parlamentare.

Sondazhet tregojnë se Demokracia e Re dhe PASOK, së bashku do të marrin rreth 38% të votave. Pjesa tjetër do të shkojë për partive e vogla. Partia Golden Daën me ideologji fashiste pritet të hyjë për herë të parë në parlament.

Nikoliç - Tadiç

Në Serbi vendoset për pozicionimin e saj me Bashkimin Evropian dhe zgjedhjet do të jenë edhe një lloj referendumi. Të dy partitë kryesore e mbështesin në themel integrimin në BE, por Tomislav Nikoliç, kreu i Partisë Progresiste megjithëse ka zbutur retorikën, vazhdimisht ka theksuar se nuk do heqë dorë nga Kosova për BE-në. Ndërsa Boris Tadiç, kreu i Partisë Demokratike shihet si më i moderuar.

Sipas sondazheve, Partia Demokratike e Serbisë mund të marrë më pak mbështetje se Progresistët sa i takon zgjedhjeve parlamentare por gjithsesi demokratët kanë shanse të mira për të formuar qeverinë me aleatë të tjerë. Sa i takon zgjedhjeve presidenciale, Tadiç dhe Nikoliç pritet të shkojnë në balotazh.

Sarkozi - Hollande

Në Francë luhet për vetë fatin e BE-së. Presidenti në detyrë, Nikola Sarkozi duket se është thuajse i humbur pasi Francois Hollande gjendet në pozita komode në rezultatet e sondazheve. Kandidati socialiste, Hollande është shprehur se do të rishikojë marrëveshjet anti-krizë.

Shpresat e Sarkozisë u tronditën kur kandidati i qendrës Francois Baurou u shpreh në mbështetje të Hollande duke e akuzuar Sarkozinë se po i afrohet të djathtës ekstreme. Fitorja e mundshme e socialistit shihet si ndryshim të rregullave të lojës në BE. /EurActive/

Përgatiti: F.S

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›