Ndërron jetë regjizori i mirënjohur Ibrahim Muçaj
Shuhet në moshën 65-vjeçare regjizori i mirënjohur Ibrahim Muçaj. Një infarkt në zemër i mori në mënyrë të papritur jetën regjizorit që shumë e kujtojnë për filmat e tij të suksesshëm si "Nusja dhe shtetrrethimi", "Duaje emrin tënd", "Apasionata" e shumë të tjerë.
Miq ,kolegë ,aktorë që kanë luajtur në filmat e tij i kanë dhënë lamtumirën e fundit në ambjentet e Teatrit Kombëtar. Po kush ka qënë Ibrahim Muçaj?
Gjatë karrierës së tij Muçaj ka shërbyer edhe në funksione të larta si drejtor i "AlbaFilm Studio", drejtues Projektesh në Qendrën Kombëtare Kinematografike Shqiptare, një kontribut të çmuar ka dhënë edhe në fushën e mësimdhënies, si pedagog në degën e regjisë skenike, pranë akademisë së Arteve.