E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhëtim fantastik, nga Kolumbia në Vlorë

05/01/2010  Gjërat nuk janë krejtësisht reale. Shpesh ndjesitë ndërthuren me imagjinatën dhe lëvizja bëhet më e bukur. Tetë artistë kolumbianë frymëzimin e tyre e “rrëfejnë” në galerinë “Promenade” në Vlorë. Nën kujdesin e një tjetër artisti, këtë herë shqiptar, Artan Shabani, ata prezantohen në ekspozitën “Fantastic Voyage”. Carlos Carmona, Estrella Espinoza, Francisco Camacho Herrera, Manuela de Los Angeles, Adriana María Pineda, Mauricio Carmona Rivera, Julián Urrego, Arlen Siu Vasquez do të sjellin punët e tyre më të mira në një ekspozitë në grup, e cila do të çelet më 16 janar e do të qëndrojë e hapur për dy javë.
Ideja e projektit fillon nga një udhëtim imagjinar ose real i përfunduar, ku gjithçka mund të jetë fantastike në çdo gjë. Ky udhëtim shfaq punë të përzgjedhura të artistëve të rinj kolumbianë në përpjekje për të krijuar një vizion të udhëtimit “të nevojshëm” fantastik.
Carlos Carmona (Medellin, 1976) jeton dhe punon në Medellin. Ai është shfaqur gjithashtu në galerinë “Ateneo Porfirio Barba Jacob”, Medellin, Muzeun e Arteve të Caldas, Manizales, Institutin e Arteve të Bukura “Medellin”; Muzeun e Arteve Moderne në Bogotá dhe “Encuentro internacional MDE07” në Medellin.
Estrella Espinoza (Bogotà, 1984) jeton në Bogotà. Francisco Camacho Herrera (Bogotà, 1979) jeton dhe punon në Amsterdam. Ai është shfaqur gjithashtu në galerinë “Civica” të Artit Bashkëkohor në Trento, galerinë “Valenzuela & Klenner” në Bogotà dhe “Rijks Akademie” në Amsterdam.
Manuela de Los Angeles (Mexico, 1981) jeton në Medellin. Ajo ka prezantuar punët e saj në “La Caja Blanca” në Malaga, në Bienalen e 2-të “Comfenalco Antioquia” në Medellin, universitetin “Complutense” në Madrid dhe në Galerinë e Artit të Universitetit Kombëtar të Kolombias në Medellin. Adriana María Pineda (Medellin, 1981) ka ekspozuar në “Casa del Encuentro” në Medellín, Fondacionin Gilberto Alzate Avendaño në Bogotá, Institutin “Servantes” në San-Paulo, Konsullata kolumbiane në Nju-Jork dhe rezidenca artistike “Batiscafo” në Habana. Mauricio Carmona Rivera (Medellin, 1982) ka ekspozuar në Muzeun e Arteve Religjioze në Cali, bibliotekën “Luis Angel Arango” në Bogotà, Muzeun Antik në Medellin, fondacionin “Santillana” në Bogota dhe institutin “Servantes” në San-Paolo. Julián Urrego (Medellin, 1982) jeton në Medellin. Ai ka ekspozuar gjithashtu në “Taller Siete” në Medellin, galerinë “El Museo”, Santafé në Bogota dhe Muzeun e Arteve Moderne në Medellin. I fundit është artisti Arlen Siu Vasquez (Cali, 1985), që jeton dhe punon në Bogota.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›