Qeveria greke ka arritur marreveshjen me bankat private
Arrihet marrëveshja mes qeverisë greke dhe kreditorëve privatë për kontributin vullnetarë të ristrukturimit të borxhit grek. Sipas mediave greke, palët kanë rënë dakord të mbështesin borxhin ekzistues me bonot qevritare me skadencë trevjeçare me një interes fillestar me 3,1% dhe atë përfundimtar me 4,75%. Ndërkohë kanë nisur negociatat mes përfaqësuesve të Trojkës ndërkombëtare dhe autoriteteve greke për programin e ri të mbështetjes së vendit helen. Përfaqësuesit e Trojkës, BE, BQE dhe FMN, kanë mbërritur në Athinë për të verifikuar ushtrimin e bilancit për vitin 2011, si dhe gjendjen aktuale të reformave strukturore, të premtuara nga qeveria dhe të nevojshme për të shmangur falimentin e vendit. Sipas mediave greke, funksionarët e Trojkës, të cilët janë informuar edhe më parë, kanë njoftuar qeverinë e Papadimos se do të qëndrojnë në Greqi derisa të jetë e nevojshme, derisa të arrihet një marrëveshje e vlefshme, e besueshme dhe efikase. Në tavolinën e shqyrtimeve qëndrojnë sërish ndryshimet në kontratat kolektive të punës, reduktimi i mëtejshëm i kostos së punës përmes reduktimit të pagave minimale të garantuara si dhe shkrirja e pagës së 13 dhe 14 mujore në sektorin privat. Mbi këto masa qeveria e Athinës nuk ka përjashtuar ndërhyrjen ligjore në rast se grupet sociale nuk do të arrijnë në marrëveshje.