Ndërron jete ylli hollivudian Jane Russell

Aktorja dhe seks simboli hollivudian Jane Rusell ka ndërruar jete ne moshën 89-vjeçare. Aktorja brune është zbuluar nga miliarderi Howard Hughes, i cili e punësoi atë ne vitin 1943 ne filmin ?Jashtë ligjit?. Disa nga rolet e saj te paharrueshme përmenden ?The Paleface?, apo ?Njeriu i bardhe?, ne vitin 1948 dhe ?Gentlemen prefer blondes?, apo ?Zotërinjtë preferojnë biondet?, ne vitin 1953 përkrah te famshmes Marylin Monroe. Aktorja 89-vjeçare ka ndërruar jete te hënën ne shtëpinë e saj ne Kalifornia për shkak te problemeve te vazhdueshme te frymëmarrjes. Jane Russell ishte një nga aktoret me te bukura dhe me te kërkuarat ne vitet ?40 dhe ?50, por karriera e saj ne kinematografi duket se u venit papritur ne vitin 1960. Shfaqja e saj e fundit ne skene përkon ne një shfaqje muzikore te Broadway ne vitin 1971. Russell ishte martuar 3 here dhe kishte adoptuar 3 fëmijë.
Shpërndaje