Ligji i pronave ne Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin e ankimimeve për ligjin e pronave. Kolegji ka vendosur te bashkoje ne një çështje te vetme ankesat qe vijnë nga shoqata ?Pronësi me Drejtësi? dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit?. Ne thelb, ato kane te njëjtën kërkesë, shfuqizimin e ndryshimeve te fundit te ligjit qe i jep te drejtën Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te vendose mbi titujt e pronësisë. Qeveria përfaqësohej ne këtë seance nga autori i amendimeve, ish-ministri i Drejtësisë Alibeaj. Ne nisje te saj ai kërkoi shtyrjen me 3 dite te shqyrtimit, me pretendimin se nuk kishte patur kohe te mjaftueshme për te përgatitur mbrojtjen. Palët ankimuese kane kërkuar pezullim te zbatimit te ligjit te ri deri ne vendimmarrje nga kushtetuesja. Ndryshimet ne ligjin e pronave, te miratuara nga deputetet e mazhorances ne korrik te vitit qe kaloi, i japin te drejtën e fshirjes se mbivendosjeve Agjencisë se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Me pare kjo kompetence ka qene ne dore te hipotekës, por shumica e kërkoi ndryshimin me arsyetimin se kjo mënyrë linte shteg për abuzim. Por pronaret e ligjshëm argumentojnë ne ankimimin e tyre ne kushtetuese se fshirja e titujve te pronësisë pa vendim gjykate do te hape konflikte te reja pronësie, madje rrezikon t`u marre token pronareve te ligjshëm padrejtësisht. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ka te drejte te anuloje vendimit e ish-komisionit apo agjencive rajonale te pronave para se çështja te shkoje ne gjykate.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?-4RyUC-_YFc","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}