E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet ilegale në bregdet, Kancer agresiv, emergjencë kombëtare

NDERTIM-NE-DURRES,-NDERTIME-PA-LEJE-NE-DURRES-ATiranë- “Ndërtimet abuzive në bregdet një kancer agresiv në veprim! Duhet një operacion i gjërë e i thellë. Policia e Shtetit në krye. Operacioni do jetë gati në shtator e s’do të ndalet deri në vendosjen e sundimit të ligjit mbi territorin. Jemi në emergjencë kombëtare!”, -kështu shkruan sot në rrjetin social Twitter kryeministri i zgjedhur, Edi Rama.

Kur aksioni për prishjen e tyre nisi javë më parë në bregdetin e Vlorës, kryesocialisti u shpreh: Atë që ka nisur në Vlorë, të vazhdojmë në të gjithë vijën bregdetare nga veriu në jug.

Kryeministri i zgjedhur i 23 qershorit më herët ka mbledhur krerët e bashkive të zonave bregdetare dhe deputetët e zgjedhur në këto zona.

Në takime është diskutuar për problemet në këto zona, sfidat me të cilat nesër do të përballet qeveria e ardhshme. Rama u ka kërkuar të pranishmëve parashtrimin e problematikës, teksa theksoi se është një gjendje alarmante e ndërtimeve pa leje në bregdet.

◄ Pas Para ► Foto    1 / 9

Rama me kryebashkiakët e bregdetit: Gati fadromat kundër ndërtimeve pa leje

◄ Pas Para ► Foto 1 / 9

Rama me kryebashkiakët e bregdetit: Gati fadromat kundër ndërtimeve pa leje

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›