E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq perfshin nje pjese te mire te Europes

Stina e verës ka vendosur të ndërpresë pushimet në disa zona të Europës duke i lënë vendin shirave të dendur, stuhive dhe breshërit.
Në juglindje të Francës kanë qenë me dhjetëra banesat dhe automjetet e dëmtuara.
Në të gjithë vendin janë 14 zonat që janë në gjendje alarmi dhe me mijëra banesa prej orësh janë pa energji elektrike.
Por dhe në disa zona veriore është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve.
Por dhe Gjermania, ka pasur probleme të shumta si pasojë e përmbytjeve që kanë ndikuar shumë në trafik.
Me mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në stacione dhe aeroporte për shkak të anulimeve dhe vonesave.
Dhe në lindje të Rusisë është deklaruar gjendja e alarmit dhe rreth 1500 persona janë deyruar të braktisin banesat e tyre.
Dhe në ditët në vijim parashikohen reshje të dendura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›