Ndërtimet mbi kala, babai i Pirro Dhimës akuzon Bollanon
Shkatërrimi i kalasë së vjetër të Himarës nga ndërtimet jashtë kritereve, i ndihmuar nga pozicionimi i gabuar i pushtetit lokal, por edhe nga një vendim absurd i Gjykatës së Apelit të Vlorës, ka revoltuar banorët e kësaj zone.
MARKO CAKA
Mes tyre, i vendosur me bindje të fortë kah zbatimit të ligjit, është rreshtuar edhe Viktor Dhima, babai i kampionit të trefishtë olimpik të Botës, që garonte për Greqinë, Pirro Dhima. “Korrupsioni dhe pazaret që kryejnë këta banorë me drejtues të pushtetit lokal, po bëjnë që pamja e qytetit të lashtë me vlera kulturore për turizmin të rrënohet plotësisht nga dora barbare e tyre”, ishte fjalia e parë e protestës të Viktor Dhimës gjatë kontaktit me gazetarin e “Panorama”. Sipas shpjegimeve të Dhimës, por edhe banorëve të tjerë të lagjes, absurdi në këtë rast ka shkuar deri aty, sa të ndërtohet drejtpërdrejt përmbi muret e vjetra të kalasë, duke i përdorur ato si katin e parë të banesave. Porse, për çudi, edhe Gjykata e Apelit të Vlorës, përkundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, u ka dhënë dorë ligjore barbarëve, duke e bërë edhe më të rëndë këtë fenomen.
Ndërtimi absurd
Të ndërtosh drejtpërdrejt mbi murin e kalasë së lashtë të qytetit, kjo mund të ndodhë vetëm në Himarë. Kështu ka bërë edhe një nga banorët e saj, Jani Dhima, i cili ka bërë një shtesë pikërisht përmbi murin e kalasë mbi 400-vjeçare të qytetit. Madje, për më tepër fasada e lartë e murit të ndërtuar pa leje i ka zënë krejt pamjen kësaj ane të kalasë. Ky veprim, rënë në kundërshtim të banorëve të tjerë të kësaj lagjeje, përfundoi në dyert e Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës. Gjyqtarët, duke parë se gjithçka ishte e jashtëligjshme, me anë të vendimit nr. 2272 të datës 12.12.2006, i prenë çdo lloj rruge ligjore banorit të kryente ndërtime shtesë me mur betoni përmbi muret e kalasë së Himarës, një mur që pengon edhe të gjithë pamjen e kalasë si dhe të banorëve të shtëpive fqinje. Për ndërprerjen e punimeve të paligjshme sinjalizohet Policia Ndërtimore, e cila me anë të vërtetimit për ekzekutim objekti me numër protokolli 1644 të datës 24.10.2006, cilëson prerjen e fitilave të hekurave për të mos vazhduar më tej ndërtimin, por kjo nuk zbatohet kurrë. Disa javë më vonë, reagimin e banorëve e mbështet edhe Këshilli Bashkiak i Himarës, që në bazë të ligjit “Për Urbanistikën” del me vendimin e datës 17.11.2006, ku kërkon ndërhyrje për rrëzimin e objektit shtesë të jashtëligjshëm dhe kthimin e mureve të kalasë, si pasuri kulturore kombëtare, në gjendjen e mëparshme. Por edhe ky vendim nuk u zbatua kurrë nga organet kompetente ekzekutuese.
Bollano nën akuzë
Duke parë një keqvendosje të pushtetit lokal përballë kësaj çështjeje, më saktë duke vënë re mosndërhyrjen absolute të tij në mbështetje të vlerave të trashëguara kulturore të Himarës, banorët e zonës akuzojnë drejtpërdrejt pushtetin lokal, të drejtuar nga kryebashkiaku Vasil Bollano. “Për të gjithë këtë sa ka ndodhur faji bie edhe mbi pushtetin lokal të drejtuar nga Vasil Bollano, i cili ka mbyllur njërin sy ndaj këtij krimi barabar në dëm të trashëgimisë kulturore të shtetit shqiptar”, sillet pak a shumë rreth të njëjtit formulim protesta e banorëve. Por akuzat e banorëve bien edhe mbi organet e drejtësisë së Qarkut të Vlorës, të cilat, sipas tyre, me anë të abuzimit, duke marrë të holla në duar, kanë nxjerrë vendime absurde që janë në kundërshtim me ligjin dhe kundër mbrojtjes së pasurisë kombëtare. Sipas tyre, ky absurditet lexohet e bardhë mbi të zezë në rastin e dhunimit të kalasë, kur Gjykata e Apelit të rrethit të Vlorës, e përbërë nga kryetarja Meme Rexho dhe dy anëtarët, Sokol Ngresi e Ijiba Bezati, të cilët me anë të vendimit numër 606 të datës 07.11.2007 kanë rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke ligjëruar ndërtimin e shtesës pa leje përmbi muret e vjetra 400-vjeçare të kalasë së Himarës. Në këtë kala shtëpitë janë pranë njëra-tjetrës dhe tradicionalisht, shtëpia e parë nuk mund të mbulojë me fasadën e saj shtëpitë e pasme. Prandaj edhe banori i këtij qyteti, Viktor Dhima, babai i kampionit të trefishtë olimpik, Piro Dhima, që ka garuar për Greqinë, thotë i indinjuar: “Korrupsioni dhe pazaret që kryejnë këta banorë me drejtues të pushtetit lokal po bëjnë që pamja e qytetit të lashtë, me vlera kulturore për turizmin, të rrënohet plotësisht nga dora barbare e tyre. Madje, këto klane të krijuara mbi baza të interesit personal, kanë bërë që të korruptojnë dhe gjyqtarët e kësaj çështjeje të Gjykatës së Apelit të Vlorës, të cilët me vendimet e tyre absurde, jo vetëm që rrëzojnë vendimin e drejtë të Gjykatës së Shkallës së Parë, konform ligjit të ruajtjes së pasurisë së trashëgimisë kulturore, por dhe abuzojnë mbi vlerat e kulturore, duke lejuar ndërtimet pa leje që janë të jashtëligjshme”. Po sipas banorit Viktor Dhima, ardhja e Prokurores së re të Përgjithshme, Ina Rama, ka sjellë dhe reformime në organin e drejtësisë në zonat e bregdetit, si në Sarandë, ashtu dhe në Vlorë. Sipas tij, largimi i tre gjyqtarëve të korruptuar të lartpërmendur, që morën vendimin absurd të ndërtimit të shtëpisë pa leje mbi muret e kalasë qindravjeçare të qytetit bregdetar të Himarës, tregon qartë se gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur.
Por nuk mbaron këtu, pasi veç Jani Dhimës, një veprim të ngjashëm e ka kryer dhe banorja tjetër, Angjella Llazari, e cila ka hedhur kolona betoni ngjitur me shtëpinë muze që është monument kulture, duke i zënë fasadën kryesore, me pamje nga deti. Prandaj banorët e kësaj zone me anë të një rekursi civil të datës 03.11.2007 kanë dalë në mbrojtje të ruajtjes së vlerave të papërsëritshme të pasurisë kulturore të trashëguar të popullit shqiptar. Me anë të këtij rekursi, banorët i drejtohen Gjykatës së Lartë që të rishikojë çështjen e të rrëzojë vendimin absurd të Gjykatës së Apelit, duke bërë të mundur rikthimin edhe një herë në gjendjen e mëparshme të mureve të vjetra të kalasë së Himarës.