Vetëvritet duke u helmuar, nuk dihen shkaqet

Vetëvritet me fotoksinë një e re nga Mallakastra. Ngjarja tragjike ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në fshatin Hekal, ndërsa viktima Eralda Gremi, 23 vjeçe është vetëhelmuar.
Sipas burimeve për “Ora News”, mësohet se 23-vjeçarja ishte dërguar menjëherë në spital në Fier për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, por mesa duket nuk ia ka dal për të shpetuar.
Ende nuk dihet motivet e helmimit, ndërsa policia po heton në disa pista, për të zbardhur shkaqet.