E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, Lituania prezanton prioritet: Të pamundurën që Shqipëria të marrë statusin

BRUKSEL - Presidenca Lituaneze e Bashkimit Europian prezanton prioritetet e saj, duke u fokusuar edhe tek rajoni i Ballkanit.

Ministri i Jashtëm Lituanez, Linas Antanas Linkevicius deklaroi gjatë një prezantimi në Parlamentin Europian se Lituania do të bëjë gjithçka për të mundësuar që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat dhe për t’i mundësuar Maqedonisë hapjen e negociatave.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “NOVA”, sipas të cilës shefi i diplomacisë lituaneze ka deklaruar se mundësia për të pasur progres në këtë drejtim eshte nëpërmjet forcimit të procesit të reformave në Shqipëri.

Ministri Linkevicius gjithashtu ka bërë të ditur se pas dy javësh do të nisë një vizitë në rajonin e Ballkanit. “Presidenca lituaneze e BE-së do të jetë "e angazhuar fort" për të çuar përpara procesin e pranimit në Ballkan” - deklaroi ministri i Jashtem lituanez.

"Ne do të jenë të paanshëm, por në të njëjtën kohë konstruktive dhe proaktive," - tha kreu i diplomacisë lituaneze, duke vënë në dukje se së shpejti do të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›