Ballkani “shpërfillës” ndaj turneut të Ashton
Shefja e diplomacisë europiane Catherine Ashton ka nisur një tur në Ballkanin Perëndimor me objektivin për të përsëritur angazhimin e BE-së ndaj perspektivës europiane të vendeve të rajonit. “Do të inkurajoj liderët në rajon të vazhdojnë procesin e reformave dhe të promovojnë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë”-thuhej në deklaratën e Ashton një ditë përpara se të niste udhëtimin drejt ndalesës së saj të parë Podgoricës. Por ndërsa Ashton vjen të kujtojë liderët e vendeve tona të vogla ballkanike se duhet të vazhdojnë reformat dhe mbështetjen që Ballkani Perëndimor të ecë në rrugën e integrimit, duket se rajoni nuk po tregon aspak angazhimin e vet drejt Brukselit. Përkundrazi, situata më e fundit tregon një ngecje të përgjithshme dhe një mungesë vëmendje ndaj procesit të integrimit ndërsa politika e brendshme dhe vecanërisht lufta për pushtet ka mbërthyer fort rajonin duke zhvendosur tërësisht vëmendjen nga Bashkimi Europian.
Ashton mbërrin sot në Tiranë, për t’i përsëritur liderëve shqiptarë se duhet të vazhdojnë angazhimin e tyre në këtë proces, ndërsa vendi ynë është përfshirë nga një betejë e ashpër paraelektorale pas vendimit të mazhorancës për të shkarkuar anëtarin e LSI-së në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Por kjo përplasje e radhës që desh e transformoi sërish parlamentin në ring boksi, është vetëm një pjesë e betejës së ashpër që ka përfshirë Shqipërinë, ndërsa po afrojnë zgjedhjet e qershorit, cka tregon ogurin e zi për testin elektoral që po afron. Tre ligjet e kërkuara nga Komisioni Europian dhe vazhdimi i reformave tashmë nuk bëjnë pjesë në axhendën e përditshme të akuzave dhe sharjeve reciproke mes mazhorancës e opozitës. Vizita e Ashton në Ballkan vjen ndërsa Komisioni Europian do të publikojë sot një progres raport mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit për Ballkanin Perëndimor, me përjashtim të Shqipërisë. Sepse vendi ynë s’ka bërë asnjë hap përpara drejt kërkesave të krahut ekzekutiv të unionit, ndërsa vazhdojmë të ruajmë rekordin si i vetmi vend që i është refuzuar statusi kandidat për tre herë radhazi. Ndërkohë përtej Hanit të Hotit, edhe Mali i Zi është përfshirë nga një betejë, ndryshe nga e jona, bëhet fjalë për betejën post elektorale pasi rezultati më i ngushtë në historinë e vendit, ka bërë që opozita të kundërshtojë fitoren e presidentit Filip Vujanoviç në zgjedhjet presidenciale të 8 prillit. Vujanovic u shpall fitues, por me një diferencë tepër të vogël kundrejt kundërshtarit të tij Miodrag Lekic, çka thekson edhe një herë ndarjen e thellë brenda vendit. Për analistët malazez ky është rezultati më spekullativ deri më sot, ndërsa mbështetja ndaj mazhorancës ka rënë shumë për shkak të situatës së vështirë ekonomike, rënies së investimeve, akuzave për korrupsion. Ndaj beteja e ashpër mes palëve ka zhvendosur edhe fokusin e Podgoricës ndaj reformave të kërkuara nga BE, pavarësisht se Mali i Zi, vazhdon të kryesojë në garën drejt Brukselit, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nga ana tjetër Serbia vazhdon të luajë bukur lojën e saj “tërhiq e mos e këput” dhe padyshim ka qënë përfituesja më e madhe e lëshimeve të Brukselit duke kapërcyer me 3 apo 4 shkallët e integrimit, vetëm e vetëm që të “sillej mirë” me Prishtinën. Por, pavarësisht zemërgjerësisë së BE-së, Beogradi nuk lëshon pe kollaj. E ndërsa thotë se meriton të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim dhe se është i angazhuar ndaj reformave dhe integrimit, Serbia nuk mund të tregojë hapur se po heq dorë nga Kosova. Kështu Beogradi vazhdon politikën e tij të vjetër duke mos pranuar ofertën e Brukselit për veriun e Kosovës, duke mos pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Prishtinën e për pasojë duke bllokuar atë që quhet proces i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Por ky bllokim i njëanshëm po ndëshkon pa të drejtë Kosovën, e cila prêt të shpërblehet për qëndrimin e saj të mirë ndaj procesit të bisedimeve me një vendim pozitiv. Megjithëse raporti i KE-së nuk pritet të ketë ndonjë vendim për Prishtinën, thjesht do të ripërsërisë qëndrimin e një perspektive më të afërt të shtetit 5 vjecar me BE-në.
Kështu përpjekja e Brukselit për të ecur paralel me të dyja vendet duke tentuar ti pajtojë në këmbim të etapave të integrimit, nuk po sjell rezultatin që shumë prisnin. Ndaj dhe shefja e diplomacisë europiane u tregua e kujdesshme të mos anonçonte një vizitë në Serbi dhe Kosovë, pa dalë raporti i KE-së, për të mos dallë bllof.
Po kështu edhe Maqedonia veç çështjes së vjetër të emrit që ka tashmë mbi dy dekada, është mbërthyer nga beteja post elektorale mes shqiptarëve e maqedonasve, çka sërish nxjerr në pah historinë po ashtu të vjetër të marrëdhënieve të vështira ndëretnike atje. Presioni I fortë I partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski për të kërkuar rinumërim në disa komuna, kryesisht atje ku fitues kanë dalë kandidatët shqiptarë. Nga ana tjetër procesi I integrimit mbahet peng edhe nga mosmarrëveshja e thellë mes qeverisë dhe opozitës pas tensioneve të muajve të fundit. Opozita e udhëhequr nga social demokratët e kushtëzuan procesin elektoral të zgjedhjeve lokale duke kërkuar një komision hetimor mbi ngjarjet e 24 dhjetorit të vitit të kaluar kur deputetët e saj u nxorrën me dhunë nga parlamenti. Pa harruar Bosnje Hercegovinën, ku situata mbetet vend numëro, apo “e ngrirë” , siç e ka përshkruar vetë komisioneri europian i zgjerimit Stefan Fule, çka tregon se republika e vogël vazhdon të mos gjejë dot rrugën e pajtimit dhe bashkëpunimit mes 2 entiteteve të saj. Kështu edhe një herë Ballkani Perëndimor duket larg perspektivës europiane dhe kjo vizitë e baroneshës Ashton duket si një përpjekje e Brukselit për të shkëputur vëmendjen nga fletet në thelb boshe që do të printohen në zyrat e Komisionit Europian ku do të përsëriten të njëjtat fjalë për vazhdim reformash, angazhim europian dhe thirrjet për bashkëpunim që përsëriten prej kohësh.
(d.b/BalkanWeb)