Ndërtimet pa leje para zgjedhjeve në Sarandë, nis aksioni për prishjen e tyre
Sarandë- Pas Vlorës ka nisur faza e parë e prishjes së ndërtimeve pa leje edhe në bregdetin e Sarandës. Aksioni është ndërmarrë nga Inspketoriati Ndërtimor i Bashkisë Sarandë i mbështetur nga Policia Bashkiake dhe ajo e rendit, ndërsa janë prishur ato objekte të ndërtuara para zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërsa pritet të ketë një fazë tjetër pas përfundimit të sezonit veror për spastrimin e bregdetit.
Nuk munguan edhe përplasjet me banorët, por falë forcave të policisë aksioni ishte i sukseshëm. Ndëra drejtuesit e bashkisë e kanë cilësuar këtë veprim si një parlajmërim ndaj të gjithë personave për tën dërprerë ndërtimet pa leje.
Gjatë muajit maj dhe qershor dhjetra objekte provizore janë ndërtuar përgjatë bregdetit të Sarandës me shpresën se do të legalizoheshin pas zgjedhjeve. Por kreu i Baashkisë, Stefan Çipa tha se do ti kthehet gjelbërimi dhe hapësira e nevojshme qytetit.