Olldashi: Procesi i zgjedhjes së kryetarit i deformuar, por nuk largohem nga partia
TIRANË- Sokol Olldashi, kandidati i cili humbi përballë Lulzim Bashës për postin e kreut të PD-së pas shpalljes së rezultatit shprehu pakënaqësinë ndaj procesit teksa e cilësoi të deformuar. Në një konferencë për shtyp, Olldashi theksoi se para garës atij i ishte premtuar se nuk do kishte ndikime nga jashtë, por në realitet pati.
“Përzgjedhja e kreut te ri te PD u bë përmes një procesi të deformuar. Nuk u qartësua transparenca e listave dhe nuk u vunë ne dispozicionin. Ditën e votimit mijëra demokratë nuk gjeten emrin në lista. Procesi që mu premtua se do ishte jashtë ndikimeve, nuk ishte i tillë. Frika u krye me fletët e votimit qe ishte e identifikueshme”, u shpreh Olldashi.
Olldashi denoncoi përfshirjen në mënryë të njëanshme të krerëve lokalë, teksa shtoi se ai gjatë fushatës së tij kishte identifikuar faktin se PD duhet të korrigjonte gabimet duke uruar që të jetë në gjendje ta bëjë të ardhmen.
“Kjo ishte një energji e tepërt brenda nesh që duhej harxhuar në 23 qershor. Unë gjatë fushatës time kam evidentuar faktin se PD duhej të ngrihej mbi gabimet, shpresoj se do jetën inteligjencën ta bëjë”, tha Olldashi.
Olldashi u shpreh i bindur se pavarësisht hatërmbetjeve dhe prishjes së rregullave brenda familjes së PD-së do të qëndrojë krah militantëve në misionin opozitar.
"PD është ndërtuar si shtëpi e madhe dhe mund të prishen dhe rregullat, por ne mbetemi anëtarë të PD. Mbetem i vendosur të përfaqësoj militantët e PD në misionin e tij opozitar”, tha Olldashi i cili tha se nuk pendohet se ka kandiduar për kreun e PD.
(e.m/BalkanWeb)