Gjoni: Në vitin 2012 do lirohen 10.500 ushtarakë
TIRANE-Nënkryetari i komisionit parlamentar të sigurisë, deputeti socialist, Ilir Gjoni ka komentuar dje, analizën e fundvitit që bëri ministri i mbrojtjes, Arben Imami. Gjoni deklaroi në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” se: “ky vit ka qenë ndoshta më i zymti në historinë e Forcave të Armatosura, që pas vitit të mbrapshtë ‘97 për faktin se është i mbarsur me ngjarje të cilat kanë cënuar rëndë imazhin e kësaj ministrie dhe sidomos FA”.
Ai zbuloi faktin se: “Në projektbuxhetin e vitit 2012 është planifikuar një shkurtim i mëtejshëm nga 12 mijë në rreth 10 mijë e 500 personel”.
Z.Gjoni, dy ditë më parë, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami bëri analizën e kësaj ministrie. Çfarë u harrua në këtë analizë pa u prekur nga ministri?
Ministri i Mbrojtjes doli në një konferencë shtypi duke bërë një paradë të “arritjeve” madhore të Forcave të Armatosura gjatë vitit që po lëmë pas. Pa dashur të mohojmë punën vetëmohuese të mijëra ushtarakëve profesionistë dhe përkushtimit të tyre, nuk mund të mos përmenden disa elementë që “pa dashje u harruan” në këtë analizë vjetore. Së pari, ky vit ka qenë ndoshta më i zymti në historinë e FA që pas vitit të mbrapshtë ‘97 për faktin se është i mbarsur me ngjarje, të cilat kanë cënuar rëndë imazhin e kësaj ministrie dhe sidomos FA. Po e nisim që me implikimin e turpshëm të ushtarakëve të lartë në përgatitjen e famëkeqes Marrëveshje e Detit me Greqinë, fatmirësisht e hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, ndërkohë që gjeneralët e kësaj marrëveshjeje u promovuan, në vend që të ndëshkoheshin për këtë akt të hapur të tradhtisë kombëtare. Po ky vit shënoi dhe denoncimin e faktit që Shqipëria ka mbetur ligjërisht pa kufij dhe ushtria shqiptare, e cila objektiv primar të saj ka ruajtjen e kufijve në fakt tanimë nuk ka objekt pune! Por, mos t’ju duket habi që askush nga qeveria e aq më pak nga Ministria e Mbrojtjes nuk e ngre zërin, apo e bën veshin të shurdhër, pasi Ligji i 2008, i cili privon Shqipërinë nga kufijtë i ka hapur, në fakt rrugë pikërisht marrëveshjes së detit me Greqinë. Në analizën e Ministrisë së Mbrojtjes nuk u cek aspak, apo të paktën nuk u tha asgjë në publik, nëse është analizuar dhe raporti i Konferencës së katërt NATO-Shqipëri, i cili hapur dhe shkoqur denoncon paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar forcat tona të armatosura në të gjitha planet, duke i vënë një damkë turpi edhe atyre ushtarakëve profesioniste që u dhimbset ushtria. Mjafton për të lexuar disa prej konkluzioneve të kësaj Konference për të zhvlerësuar tërë propagandën bajate të bërë në të ashtuquajturën analizë të kësaj Ministrie. Aty thuhet se ka vonesa në realizimin e objektivave të forcës, se arritja e objektivave të forcës nuk është e përfshirë në një planzbatimi të përgjithshëm që bazohet në një proces të menaxhimit efektiv dhe të raportimit të përparimeve të bëra ose të ecurisë së bërë, se caktimi i forcave ose misioneve tona nuk bëhet në kuadrin e një plani të përgjithshëm të integruar, por mbi baza ad-hoc, se strategjia kombëtare e Shqipërisë nuk është e harmonizuar me dokumentet e NATO-s; se: Shpërndarja dhe aksesi ndaj dokumenteve strategjikë të NATO-s është i kufizuar brenda Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandave të Shërbimit. Pra është vetëm në majën e hierarkisë së të gjitha Forcave tona të Armatosura se Ministria e Mbrojtjes nuk ka marrë ende udhëzimin politik kombëtar dhe direktivat në mënyrë që të vazhdojë zhvillimin e dokumenteve strategjike kombëtare. Asgjë prej këtyre nuk u cek në pseudo-analizën e kësaj Ministrie.
Është folur shumë për buxhetin e Forcave të Armatosura, buxhet të cilit i është kushtuar rëndësi edhe në aspektet e anëtarësimit të Shqipërisë në Nato. A ka mbetur ky buxhet në shifrat që kërkohen?
Në analizën e Ministrisë nuk u cek fare problemi i buxhetimit të FA. As nuk u tha se objektivi i shpallur e publikuar me bujë nga qeveria për t’i alokuar FA 2% të GDP-së nuk është realizuar asnjëherë, por ka qenë thjesht një mashtrim alla ballkanas në të vetmin vit kur u anëtarësuam në NATO, por dhe atëherë i parealizuar për shkak të mungesës së kapaciteteve. Buxheti i miratuar rishtazi jep një prognozë më të trishtë për FA. Ky buxhet parashikon në letër 1,43% të GDP, pra është 0,57% më pak sesa angazhimi politik i shprehur në programin e qeverisë Berishare. Por këtu ka një hile tjetër që e rëndon më tej situatën. Në buxhet parashikohen edhe 5 miliardë lekë për mbështetje sociale të ushtarakëve. Në fakt, këto fonde, të gjithë e dinë, që në Ministrinë e Mbrojtjes nuk cikin asnjë sekondë, por kalojnë direkt në institutin e sigurimeve dhe nuk kanë asnjë lloj impakti në aftësimin apo modernizimin e forcave tona ushtarake. Pra, realisht buxheti i mbrojtjes për vitin 2012 me impakt direkt për Forcat tona të Armatosura është 1% e GDP-së. Drejtuesit politikë të Ministrisë së Mbrojtjes harruan ( dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe) gjithashtu të analizojnë dhe faktin se si është e mundur që kjo Ministri me vetëdije ka anashkaluar Parlamentin në shkelje të hapur të Kushtetutës. Në strategjinë ushtarake të Republikës së Shqipërisë të miratuar nga Parlamenti me ligjin nr.9858, të datës 27.12.2007, në faqen 31 përcaktohet se personeli i Forcave të Armatosura të jetë jo më shumë se 14 mijë vetë.
Meqë jemi në këtë pikë, si e cilësoni deklaratën e bërë nga Ministri i Mbrojtjes për lirimin e një numri të madh ushtarakësh?
Megjithëse shkurtimi ose shtimi i personelit të Forcave të Armatosura është autoriteti i Parlamentit, pra i këtij institucioni, në fund të vitit 2009 ato (FA) u reduktuan në rreth 12 mijë vetë pa autorizim dhe miratim të Parlamentit. E njëjta gjë është parashikuar dhe në projektbuxhetin e vitit 2012 ku është planifikuar një shkurtim i mëtejshëm nga 12 mijë në rreth 10 mijë 500. Pra ajo ç’ka me mburrje ministri e quan reformë është në fakt një shprehje e qartë e akaparimit të pushtetit Legjislativ nga Ekzekutivi dhe e papërgjegjshmërisë institucionale e ligjore të drejtuesve të qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Çfarë mendoni për lirimin e katër gjeneralëve të ushtrisë, pak kohë më parë?
Ministria e Mbrojtjes në analizën e fundit harroi pikërisht të analizonte edhe një nga goditjet më të mëdha që i është dhënë ushtrisë, sistemit të karrierës dhe shpresës për të ngritur një ushtri profesioniste me purgjet e fundit ndaj Gjeneralëve profesionistë të ushtrisë shqiptare. Ashtu siç e përmendni edhe ju, u nxorën në lirim dhe jashtë çdo ligji, norme, kriteri katër gjeneralë të nderuar të ushtrisë Arian Zaimi, Maksim Malaj, Kudret Çela e Vladimir Qiriazi, në një kohë që mbahen ende në detyrë gjeneralët e Gërdecit, ndonëse me pretencë prokurorie për tu dënuar nga tetë vjet e sipër. Çfarë ndodhi me këta gjeneralë? Së pari, dua të theksoj se kjo ishte një kronikë e një ngjarje të paralajmëruar pasi vetë Ministri i Mbrojtjes në një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë la të nënkuptohej, pak a shumë, se kriteri themelor është ai i besueshmërisë politike dhe cdo gjë i lihet në dorë “personaliteteve më të larta të shtetit, si Kryeministri dhe Presidenti, të cilët kanë diskrecion. Atyre u është besuar që të marrin një vendim ashtu siç e gjykojnë ata. Aty ku ka diskrecion është përgjegjësi e personalitetit që e merr atë vendim dhe gjykohet afatgjatë për atë”. Pra ligji këtu nuk ka asnjë vlerë, por veçse ajo që Ministri e quan “diskrecion”. Asnjë konsideratë këtu për Ligjin Nr.9171, datë 22.1.2004 “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)