E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbretëria Britanike gjen besimin pas martesës së shekullit

LONDËR - Pas martesës së shekullit të William dhe Kate në vitin 2011, Britania e Madhe do të festojë me pompozitet jubileun e diamanttë të mbretëreshës në vitin 2012, që do t'i kushtohet Windsorëve si familja mbretërore më popullore në botë. ''Annus mirabilis'' (viti i mrekullive), 2011 u zbeh në fund nga shtrimi në spital i dukës së Edimburgut, bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth II, operuar nga një arterie koranare e bllokuar në mes të periudhës së Krishtlindjeve.

Princi Philip, 90 vjeç, ka mundur megjithatë të dalë nga spitali pas katër ditëve dhe t'i bashkohet anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore të mbledhur në residencën Sandringham me rastin e festave të fund vitit.

Në vitin 2011, princi William, i dyti përsa i përket vazhdimësisë së fronit, u martua me të dashurin e tij për një kohë të gjatë Kate Middleton, pa asnjë melodramë që eklipsoi martesën e prindërve të tij, Charles dhe Diana, 20 vjet më parë.

Dy miliardë telespektatorë në botë ndoqën historinë e mrekullueshme të çiftit të ri, nga manastiri brilant Westminster me daljen e paprogramuar të çiftit të ri nga Buckingham Palace me një makinë ''Aston Martin'' e princit Charles.

Mbretëresha është shfaqur gjatë gjithë vitin me buzëqeshje dhe me një popullaritet të madhLa (86 për qind mendojnë pozitivisht, sipas një sondazhi të realizuar në muajin qershor). Mbretëresha e përshkroi vitin 1992 si "annus horribilis" i saj. Tre nga fëmijët e saj u ndanë nga parnerët e tyre dhe viti kulmoi me një zjarr të madh në banesën e saj të preferuar, Kështjella Windsor. Ky u duk se ishte simboli i një shtëpie mbretërore me probleme.

Dhe të kujtosh bilancin e këtij ''viti të mrekullueshëm'': Mbretëresha Elizabeth priti çiftin Obama, martoi nipin, festoi në Australi dhe zhvilloi një udhëtim historik në Irlandë. "Gjyshja e popullit", siç e cilëson ''The Times'', është tashmë sovrania më e moshuar, 85 vjeçe, e historinë britanike gjithashtu edhe ajo që ka udhëtuar më shumë. Ajo do t'ia kalojë mbretërimin e gjatë mbretëreshës Victoria (63 vjeçe) në 2015.

Jubileu i saj i diamanttë, 60 vjet mbretëreshë, do të jetë një ceremoni katër ditore që do të kremtohet në muajin qershor, një muaj para lojërave Olimpike 2012 në Londër.
"Kate ka sjellë shije magjepsëse në familjn mbretërore, ka zgjuar interesin e publikut dhe çdokush pret të shikojë vzhdimin'', komenton Richard Palmer, gazetar për çështjet mbretërore i ''Daily Express''.

Bashkimi i tyre ka dhënë përshtypjen e një modernizimi të monarkisë, me një ndryshim të rregullave të trashëgimisë. Vajza e madhe William dhe Kate do të ngjitet në fron edhe nëse më pas do të lindë djalë. Nëse familja mbretërore britanike është më popullorja jashtë vendit, mbretëritë evropiane nuk mbetën pas gajtë vitit 2012, me një sërë martesash dhe lindjesh.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›