E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vazhdon tradita e gjelit të detit

DURRËS- Gjeli i detit, tradita e hershme e qytetarëve durrsakë nuk do të mungojë as këtë vit në tryeza, për festën e nderritmit të viteve. Këtë vit është rritur numri i ofertës në treg e për pasojë edhe cmimet janë normale në raport me vitet e shkuara. Një gjel deti varion nga 500 deri në 600 lekë kg, peshë e gjallë, dhe qytetarët durrsakë shprehen se cmimet nuk janë të larta.

“E kemi traditë gjelin dhe do ta blejmë. Edhe pse cmimet nuk kanë pësuar rënie”, thotë një qytetar.

Ndërsa një tjetër shprehet “Ne shqiptarët kemi, s’kemi do ta bëjmë gjakun, si i thonë fjalës..”

Në anën tjetër tregetarët të mëbrritur nga zona të ndryshme të vendit, shprehen se janë të detyruar të ulin cmimet për shkak të ofertës së madhe në treg.
Nga 2500 deri në 3000 mijë varion cmimi i gjelit të detit në tregun e Durrësit, ndërsa qytetarët kanë nxituar të bëjnë pazarin e fundit para festave.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›