E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, vdesin nene e bij

ATHINË - Dy shqiptare, nene e bije kane mbetur te vdekura ne nje aksident te ndodhur mengjesin e djeshem ne Greqi, pasi makina me te cilen udhetonin perfundoi ne det. Ngjarja ndodhi ne ishull grek Kefalonia, ku familja shqiptare ishte emigrante prej disa vitesh. Sipas medias greke, viktimat jane nene e bije, Alina dhe Angjela Aliaj, 40 dhe 18-vjec. Makina, sipas agjencise "Anna", drejtohej nga djali i familjes, nje 16-vjecar, i cili ka shpetuar per fat nga aksidenti. Nena dhe motra e tij jane mbytur pas renies se makines ne det, pasi nuk kane mundur te dalin dot ne kohe. Hetimet paraprake, deshmojne se djali nuk kishte patente per drejtimin e automjetit, nderkohe qe si piste tjeter per aksidentin tragjik po hetohet edhe moti i keq qe ka mbajtur se fundi edhe ne shtetin grek.

Aksidenti

Tragjedi rrugore ka ndodhur ne oreve e vona te mbremjes, duke gdhire dita e djeshme ne ishullin grek, Kefalonia. Si pasoje e ketij aksidenti gjeten vdekjen e nene e bije dhe u plagos djali i te ndjeres. 40-vjecarja Angjelina Alia, vajza Anxhela 18 vjece dhe djali 16-vjecar Mario, po pershkonin rrugen prane portit te Poru, me nje autoveture qe e drejtonte adoleshenti. Ne nje moment te humbjes se kontrollit te drejtimit te makines, familja me tre persona u gjend ne detin prane portit Poru se bashku me autoveturen. Per pasoje, kane gjetur vdekjen nena 40-vjecare dhe vajza e saj, ndersa ka marre plage pa rrezik jete, djali ende ne moshe te mitur.

Policia

Policia greke ka bere te ditur se, "gruaja 40-vjecare dhe vajza 18 vjece nuk ia dolen, me pasoje mbytjen ne det kurse djali 16-vjecar arriti te dilte nga makina i gjalle dhe te ngjitej ne toke duke i shpetuar vdekjes". Nga hetimet e para, policia ben te ditur se dyshohet moti i keq me shtrengata shiu qe te kete shkaktuar devijimin e makines nga rruga, ne det te hapur. Por policia nenvizoi dhe faktin se djaloshi nuk kishte leje drejtimi per automjet.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›