Apel Serbisë të tërheqë rezolutën. BE mblidhet për Kosovën pas GJND

“SHBA-të dhe BE-ja tani kërkojnë nga Serbia të mos insistojë për rezolutën në OKB apo së paku jo për kërkesën për negociata rreth statusit të Kosovës. Nëse Serbia vendosë të paraqes një rezolutë, të njëjtën gjë do ta bëjnë Shqipëria apo Amerika.”, shkruan e përditshgmja serbe “Blic”, bazuar duke cituart burime diplomatike në Beograd.
E përditshmja ve në dukje se pas vendimit të GJND-së, Uashingtoni u ka dërguar një letër autoriteteve në Beograd duke nënvizuar se tani është koha të ecet përpara dhe të arrihet një marrëveshje, e dicka e tillë “ nuk do të jetë e mundur përderisa ky tregim për Kosovën të jetë i drejtuar nga Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremic.
Pozita e Jeremic është rënduar dhe brenda skenës politike serbe ndërsa opozita e akuzon se e akuzon për insistim që çështja e Kosovës të shkojë në GJND dhe më pas dhe për disfatën. Ministri i jashtëm duket se ka humbur dhe mbështetjen brenda partisë së tij.
E ndërsa parlamenti serb shqyrton hapat e mëtejshëm dhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian mblidhen në Bruksel për të diskutuar qëndrimin në vijim. Zyrtarët evropianë pritet t’i bëjnë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të shfrytëzojnë momentin pas shpalljes së mendimit të GJND-së për të nisur dialogun.
Burime nga Brukseli thonë se shefat e diplomacive evropiane në takimin e sotëm për Kosovën do të mbështesin deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton e cila sipas tyre se reflekton mendimin e 27 vendeve anëtare të BE-së, megjithëse pesë prej tyre nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Zonja Ashton në reagimin e saj pas publikimit të mendimit të GJND-së ka thënë se mendimi këshilldhënës hap një fazë të re dhe u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përqëndrohen në fillimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal.