BP tenton të pastrojë imazhin

Imazhi kryesor i BP Tony Haward le postin e tij brenda kompanisë. Koncerni tenton kështu të pastrojë imazhin edhe para se të pastrojë gjirin e ndotur të Meksikës. Ndonëse nuk ka bërë ende zyrtarisht të njohur dorëheqjen, burime nga BP bëjnë të ditur se personi që pushonte me familjen në Britani në kulmin e krizës së rrjedhjes së naftës po negocion tashmë likuidimin.
Pas 28 vitesh pune në këtë kompani do të ketë një vit rrogë 1 milione e 200.000 mija euro për një vit si dhe një pension prej rreth 717.000 euro. Vendin e tij do ta zerë Bob Dudley, që nga muaji korrik ka marrë drejtimin e operacionit për pastrimin e naftës.
Ndërkohë kompania ka rifilluar ndërhyrjet për mbylljen përfundimtare të pusit të shpuar në ‘Deepwater Horizon’ pas stuhisë tropikale ‘Bonnie’. Ndërsa në anën tjetër të oqeanit vazhdojnë polemikat sidomos nga Italia për sa i përket projekteve të reja të shpimit në Mesdhe, në brigjet e Libisë me gërmime në thellësi edhe më të mëdha sesa platforma e ‘Deepwater Horizon’. < I mëparshmi