Ndertimi i HEC-eve, Berisha: Kercenimet e PS nuk trembin investitoret Eva Gjura
Energjia e rinovueshme mbetet prioritet i qeverise, ndaj do te behet cdo perpjekje per te shfrytezuar cdo burim qe fuqizon kapacitetet e prodhimit te energjise ujore, si energjia me koston me te ulet. Qeveria miraton projekte, ndersa opozita kercenon investitoret qe te mos vijne per te investuar ne Shqiperi duke kercenuar me prishjen e marreveshjeve. Keshtu eshte shprehur dje Kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise. Duke e vleresuar energjine e rinovueshme si nje nga shtyllat me te rendesishme te zhvillimit te qendrueshem, Berisha eshte shprehur se qeveria miratoi edhe ndertimin e pese hidrocentraleve, per te cilat percaktohet autoriteti kontraktues per dhenien me koncesion dhe miratimi i bonusit. Berisha tha se me keto pese hidrocentrale shkon ne rreth 330 numri i hidrocentraleve, per te cilet jane firmosur kontratat, kane perfunduar ndertimin, kane filluar ndertimin apo jane ne procesin e marrjes se lejes. Gjate fjales se tij, Kryeministri ka theksuar se ndertimi i HEC-eve krijon mundesine shume te mire per hapjen e vendeve te punes, si dhe rrisin ndjeshem te ardhurat ne komunitet lokale. Berisha tha se, "Shqiperia, me shtimin e ketyre veprave shkeputet ne menyre perfundimtare nga ndikimi koniunkturor i cmimit te energjise dhe shqiptaret do te kene mundesi te marrin energji me cmimin me te leverdishem, se cdo vend tjeter. Kjo sepse energjia ujore eshte ne rrafshin afatgjate, energjia me koston me te ulet qe ekziston". Kryeministri ka vleresuar si te shkelqyer ligjin e miratuar ne vitin 2007, i cili u jep garanci investitoreve private, i nxit ata dhe i ka bindur se ne Shqiperi ia vlen te konsiderosh hartimin e projekteve, per ndertimin e hidrocentraleve. Gjithashtu, kreu i qeverise ka vleresuar si transparente garen per ndertimin e HEC-eve, por ka shtuar ai perballe kesaj gare te pashembullt ne ndonje vend, ne intensitetin e saj te madh, qendrojne deklaratat ziliqare, deklarata keqdashese, te cilat kercenojne investitoret se nuk do te njohim kete apo ate marreveshje, se po jepen ujerat me koncesione. Berisha i ka cilesuar shpifje e trillime te pandershme deklaratat e opozites per te trembur investitoret, te cilet, fatmiresisht, investitoret vendas ashtu edhe te huaj nuk i kane perfillur aspak. "Dalin e i kercenojne cdo tre dite, se nuk do te njohin marreveshjet. Sa me shpesh te dilni te nderuar zoterinj, ju garantoj se largoheni me shpejtesi te rrufeshme nga horizonti i pushtetit", - u shpreh Berisha. Duke iu drejtuar kreut te opozites, Rama, Berisha eshte shprehur se per bllokimet qe kerkon t'i beje shqiptareve do te marre ndeshkimin me vote nga qytetaret e ketij vendi. "Kush eshte ai qe mund te votoje per ata qe thone se do te kthejme kohen mbrapa, per ata qe duan t'i privojne shqiptaret nga pasurite e tyre dhe vete pushimet i kalojne ne krocera. Tani jane bere edhe virtuale. Rrofte ciu-ciu! Por Shqiperine dixhitale, ne nuk e nisem per te krijuar opoziten virtuale. Shqiperine dixhitale e nisem qe shqiptaret, pavaresisht nga bindjet e tyre, te kene sherbimet me te shkelqyera, te njohin shpejtesite me te medha", - u shpreh Kryeministri.
Ndertimi i HEC-eve kap vleren e investimit prej 2 miliarde euro
Ne Shqiperi ka nje specifike jashtezakonisht te rendesishme e pothuaj unike. Nga e gjithe kjo veprimtari, me kontratat e arritura gjer me sot eshte firmosur ndertimi i veprave energjike me nje prodhim total prej 1400 megavat, pra rreth 20 per qind me te madh se kapaciteti ekzistues. Ato kapin nje investim mbi 2 miliarde euro. Ne do te bejme gjithcka qe te shfrytezojme cdo burim te mundshem ujor, per shnderrimin e tij ne energji elektrike. Gjithe keto ujera, ne shekuj jane derdhur ne det, te fjetura e pa vlere, pervecse rasteve te kufizuara kur jane perdorur per vaditje. Ndersa sot marrin nje vlere te jashtezakonshme.
"Ndertimi i HEC-eve, sipermarrje te fuqishme punesimi"
Me keto pese hidrocentrale shkon ne rreth 330 numri i hidrocentraleve, per te cilet jane firmosur kontratat, kane perfunduar ndertimin, kane filluar ndertimin apo jane ne procesin e marrjes se lejes. Nga 443 hidrocentrale, te vegjel, te mesem e te medhenj, qe parashikohen te ndertohen ne mbare territorin e vendit, eshte deshmuar interes i madh nga biznesi per 330 prej tyre dhe ky interes vazhdon ne rritje. Konkretisht, nder keto hidrocentrale, per te cilat ministria e Ekonomise ka firmosur mbi 115 kontrata, kane perfunduar ndertimin 72 prej tyre dhe e verteta eshte se kjo shifer eshte e tre javeve me pare, nderkohe mund te kene perfunduar edhe te tjere. Hidrocentralet qe kane perfunduar ndertimin kane kapacitet prej 125 megavat. Pritet qe ne shtator t'u bashkengjitet edhe projekti me i madh qe ndertohet deri ne tani, projekti i Ashtes. Ky hidrocentral perben risi boterore ne llojin e tij, pasi ka numrin me te madh te turbinave tubulare qe perdoren ndonjehere ne keto kushte. Per qeverine, keto vepra, te cilat fuqizojne cdo dite e me shume sistemin tone energjetik, kane rendesi te jashtezakonshme. Se pari, ato jane sipermarrje te fuqishme punesimi. Jane ne ndertim edhe mbi 50 te tjera, ne te cilat jane te punesuar mijera punetore, inxhiniere e teknike te fushes. Per qeverine, punesimi mbetet perparesi e te gjitha perparesive. Por punesimi i shperndare fale ketyre veprave qe ndertohen eshte edhe me i mirepritur, sepse ne teresine e tyre keto vepra jane te vendosura ne zone malore, ne ate verilindore e juglindore te vendit. Zone me problemet me te medha me te ardhurat e punesimin.