E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashamirësit e cokollatëve, janë më depresivët

LONDER-Cokollata vërtet të jep një ndjesi të mirë, thonë studiuesit, por ata që e hanë rregullisht cokollatën, janë më depresivët. Ky është zbulimi më i fundit rreth shijuesve të cokollatës.

Hulumtimet në Arkivat e Brendshëm të Mjekësisë tregojnë se atyre që hanë së paku një bar nga bimët jeshile që rekomandohen si spinaq, sallatë jeshile çdo javë, janë me pak të mërzitur se ata që vetëm konsumojnë cokollata.

Shumë besojnë se çokollata ka fuqi për të hequr humorin, dhe ekipi kërkuesve në SHBA thonë se kjo mund të jetë e vërtetë, edhe pse mungon një provë shkencore për këtë.

Por, ata thonë se nuk mund të përjashtojnë që çokollata mund të jetë një shkak më tepër se kurë për të qenë në depresion.

Në studimin që përfshiu rreth 1 mijë të rritur, sa më shumë cokollatë kanë përdorur burrat dhe gratë, aq më shumë u është ulur humori.

Kërkuesit përfundojnë se cokollata mund edhe të jetë një shkak i drejtpërdrejtë i depresionit, hulumtuesit shtuar.

Bridget O'Connell, e institutit të shëndetit mendor tha se: "Mënyra se si ndihen dhe çfarë hamë mund të jetë e lidhur ngushtë, dhe shumë njerëz duhet të jenë të njohur me mallrat që kosnumojnë, për ushqime të veçanta për të përcaktuar sesi ndihen, nën presion ose depresion .

Gjithsesi- shton ajo, -ky studim tregoi që duhen bërë më shumë kërkime rreth cokollatës dhe lidhjet që ka ajo me humorin tonë”.

(d.b/BBC/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›