Ndertimi i tramvajit, Basha siguron financim nga Pekini Luljeta Ndoka
Forumi "Zhvillimi i qendrueshem i qyteteve, Pekin 2012", duke se ka qene me leverdi per Bashkine e Tiranes. Gjate takimeve qe kreu i kesaj bashkie, Lulzim Basha, pati me drejtues te autoriteteve te larta te Pekinit, ka siguruar mbeshtetjen per financimin e nje nder projekteve me te medha per Tiranes, ate te tramit. Basha u prit ne takime te vecanta nga kryetari i Bashkise se Pekinit Guo Jinlong dhe nga sekretari i CPC Liu Ci, ku ka marre mbeshtetje per kete projekt strategjik per Tiranen. Kryetari i Bashkise se Pekinit i ofroi mundesine, kryebashkiakut te Tiranes qe te diskutoje ne detaje per projektin e tramit me nje grup pune te ngritur per kete qellim. Ky grup drejtohet nga Kryetari i Komitetit te Planifikimit Urban te Pekinit Ye Dahua dhe perbehet nga drejtuesit e departamenteve dhe komisioneve me te rendesishem ne Bashkine e Pekinit, te cilat kane planifikuar, projektuar dhe zhvilluar sistemet te tramvajit e metrose ne Pekin. Pas diskutimeve te detajuara u vendos qe nje perfaqesi e posacme e planifikimit urban te Pekinit te vizitoje se shpejti Tiranen per te pare ne terren ku do te shtrihen linjat e tramit dhe modalitet e tjera per zbatimin e ketij projekti. Duket se pikerisht transformimi i qytetit te Tiranes ne pak kohe dhe orientimi i zhvillimit te qendrueshem drejt nje Tirane te gjelber, ka qene arsyeja qe Basha u perzgjodh per te pershendetur ne emer te te gjithe kryetareve te bashkive ne pritjen e mireseardhjes, organizuar nga autoritet e Pekinit. Ne sesionin hapes te forumit te orientuar drejt sfidave per nje zhvillim te qendrueshem, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka folur per projektin i cili ka nisur te zbatohet ne kryeqytetin shqiptar, "Ndertimi i Tiranes se Gjelber". Ai tha se projektet e Bashkise se Tiranes jane orientuar drejt menaxhimit te trafikut, qe se bashku me shtimin e gjelberimit ndikon drejtperdrejte ne uljen e ndotjes. Kjo, sipas tij, u konstatua edhe ne sheshin kryesor te kryeqytetit, ne Sheshin Skenderbej, ku rehabilitimi i tij solli nje clirim te trafikut dhe se bashku me mbjelljen e rreth 800 pemeve ka bere te mundur uljen me 30 per qind te nivelit te ndotjes. Nderkohe, ai foli edhe per projekte te tjera, te cilat jane ne zbatim si: Ndertimi i Unazes se Madhe, zgjerimi i Rruges se Elbasanit, permiresimi i qarkullimit tek rrethrrotullimi i Doganes, ndertimi i parkimeve nentokesore, etj. Sipas kryebashkiakut te Tiranes, uljes se trafikut do t'i sherbeje edhe rehabilitimi qe t'u behet nyjeve te trafikut e cila parashikohet ne projektin e nisur tashme te Kontrollit te Trafikut Urban. Ky projekt parashikon rehabilitimin e rreth 70 nyjeve te trafikut vendosjen ne akset kryesore te 6 pajisjeve VMS (Tabela Informacioni ne rruge me Informacione te ndryshueshme) dhe instalimin e 23 kamera TVC, me vrojtim dite e nate. Gjithcka do te menaxhohet, drejtohet dhe kontrollohet nga Dhoma e Qendres Operacionale te Kontrollit. Nje vemendje e vecante, sipas Bashes po i kushtohet krijimit te korsive te dedikuara per bicikleta. Nje gje e tille eshte mundesuar pergjate Sheshit Skenderbej dhe do te vijoje edhe me rruget e tjera ne kryeqytet.
Takimet me te paret e kryeqyteteve te botes
Kryetari i Bashkise se Tiranes Luzlim Basha ka zhvilluar takime te vecanta me kryetarin e Bashkise se Uashingtonit Vincent Gray, te Budapestit Istvan Tarlos, te Kopenhagen Frank Jensen etj. Ne keto takime, Basha ka nenvizuar domosdoshmerine e shkembimit te eksperiencave dhe bashkepunimit per te arritur nje nivel te larte te sherbimit ndaj qytetareve dhe permiresimit te cilesise se jetes se tyre. Ne vijim te vizites ne Pekin, Basha eshte takuar edhe me drejtues te kompanise shteterore e sigurimit te eksporteve per kompanite kineze, "Sinosure". Drejtuesit e kesaj kompanie i percollen kryebashkiakut te Tiranes, mbeshtetjen maksimale per kompanite kineze qe zgjedhin te bashkepunojne me Shqiperine. Gjithashtu, kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha zhvilloi nje sere takimesh me autoritet te larta te Pekinit ku ne qender ishte mbeshtetja per ndertimin dhe financimin e linjes se tramit. Basha u prit ne takime te vecanta nga kryetari i Bashkise se Pekinit Guo Jinlong dhe nga sekretari i CPC Liu Ci, ku ka marre mbeshtetje per kete projekt strategjik per Tiranen.